Subscribe

Afro 2 mijë efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e finales së Conference League, që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” më 25 maj.

Në këto masa janë përfshirë edhe efektivët e kufirit, pasi një numër i madh tifozësh do të vijnë nga Italia dhe Holanda.

Ne dy ditëm në 24 dhe 25 maj, lëvizja do të kufizohet nga stadiumi deri në sheshin Skenderbej, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën “Sami Frashëri”.

 

Nisur nga fakti se sportdashësit e dy ekipeve, për të hyrë në stadium, do të ndjekin intenerarin e përcaktuar më sipër, me qëllim shmangien e konfuzionit në pikat e kontrollit të organizuar nga Policia e Shtetit, si dhe në hyrjet e stadiumit, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë një biletë për këtë ndeshje, të lëvizin në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe në rrugën “Dervish Hima”, për t’u drejtuar në stadium. Ndërsa qytetarët e tjerë që nuk kanë biletë për në stadium, të mos frekuentojnë këtë zonë. 

 

Numri dy i policisë së shtetit, Albert Dervishaj, sqaroi se tifozët do të jenë  në grupime të ndara për të shmangur përplasjet mes tyre.

 

Lëvizja e sportdashëve të ekipit të futbollit të Feyenoord drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek pedonalja “Toptani”, përgjatë bulevardit “Deshmorët e Kombit”, në rrugën “Gjergj Filipi”, ndërsa ajo e sportdashësve të ekipit të futbollit të Romës drejt stadiumit do të bëhet e grupuar në këmbë nga “Fan Zona” tek Amfiteatri në kodrat e Liqenit Artificial, sheshi “Chopin”, rruga “Lek Dukagjini”. 

 

Për finalen e Conference League pritet që në Tiranë të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme tifozësh të huaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *