Shumë prindër që kanë fëmijët e tyre në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës ndihen të shqetësuar në lidhje me prekjen e një nxënësit nga meningjiti akut.
Ata nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që kërkojnë dezinfektimin e të gjitha mjediseve jo vetëm të klasës ku ka qenë nxënësi i sëmurë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Është një sëmundje e rrezikshme dhe kërkojmë nga organet kompetente dezinfektimin dhe kur të jetë gati shkolla unë do e sjell fëmijën”.
“Unë kam djalin dhe është bërë shumë problem, lajmi duhet të bëjë jehonë. Fëmijët kanë frikë të vijnë në shkollë. Njoftim nuk na japin, kanë dezinfektuar vetëm klasën ku ka qenw fëmija”.
“Duam dezinfektim të komplet shkollës, i çdo cepi. Unë kam tre ditë që s’e sjell fëmijën.”
Ndërkaq prej ditësh është përhapur një valë paniku nga kjo sëmundje, pasi shumë prindër që kanë fëmijët edhe në shkolla të tjera kërkojnë mbylljen e mësimit dhe zhvillimin e tij online.
Në këto kushte, nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor nuk ka asnjë prononcim për sëmundjen e meningjitit te fëmijët. Në këtë situatë pritet një përgjigje nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas informacioneve zyrtare javën e kaluar një nxënës i shkollës “Kushtrimi i Lirisë” u prek nga meningjiti bakterial dhe gjendet i shtruar në Tiranë, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme./vizionplus.tv






