E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Vendi

Frikë nga koronavirusi/ Greqia pezullon lëshimin e vizave në Shqipëri

Jo vetëm mbyllja e kufijve dhe limitimi i qytetarëve që mund të kalojnë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë nga koronavirusi, Greqia ka vendosur të pezullojë lëshimin e vizave nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri.

Reklamë

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njoftoi ambasada greke në Shqipërim nëpërmjet “Facebook”.

Në fund të gushtit, qeveria greke vendosi të shtyjë deri në mes të shtatorit mbylljen e kufijve për shqiptarët. Në fuqi vijojnë të mbeten numrat e limituar (750 dhe 300) për hyrjet nga Kakavija dhe Kapshtica.

Vazhdo të lexosh

Reklamë