12 persona kanë rezultuar pozitiv nga analizat e 15 personave në Shkoder per Covid 19.

Burime për Vizion Plus prane DSHP Shkoder bëjnë me dije se në bazë të rezultateve edhe 12 persona të tjerë janë të prekur me Covid 19 në qytetin e Shkodres.

Te gjithe personat pozitiv kane lidhje  me dy banoret e Shkodres ne lagjen Kiras dhe Dobrac ne Shkoder te cilet u diagnostifikuan me Covid 19 gjate kësaj të enjte paradite.

Deri sot në këtë bashki të konfirmuar ishin vetëm 4 persona. Rritja e shifrave në mënyrë të menjëhershme lidhet me rastet e reja të dy ditëve më parë ku një grua rezultoi pozitive dhe pas hetimit të rastit rezulton se kjo grua para disa ditësh kishte varrosur të shoqin dhe në varrim kishin marr pjesë disa familjare. Për këtë arsye ju nënshtruan analizave pjestarët e tjere të familjes dhe fisit.

Me kete shifer shkon ne 22 numri i personave te prekur me Covid 19 ne Shkoder nderkohe ne rang qarku shifra është 26.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *