Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike.
Ai u kap nga policët e bashkisë Corciano me 17 gramë hashash të fshehura në rroba dhe u denoncua në organet gjyqësore për trafik droge.
Kur oficerët e ndaluan, ai menjëherë tregoi sjellje nervoze dhe të dyshimtë. Kjo ishte edhe arsyeja pse oficerët vendosën të kryenin një kontroll që zbuloi drogën. /vizionplus.tv