Subscribe

Një ditë përpara zgjedhjeve lokale janë shtuar masat e sigurisë në bllokun e ambasadave në Tiranë.

Pranë cdo godine të ambasadave në rrugën e Kavajës shihen dy apo më shumë ushtarë në gatishmëri për të ruajtur çdo perimetër të institucioneve.

Forcat komando do të marrin në ruajtje 84 objekteve të rëndësishme.

Ishte drejtori i rendit publik Albert Dervishaj që bëri publike masat e marra nga policia një ditë më parë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. 

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa në disa qytete ka patur disa të shoqëruar dhe të arrestuar pas përplasjeve të ndodhura në disa KZAZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *