E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Frika nga “Dermatoza Nodulare”

Pas vendimit te Ministrisë se Bujqësisë per ndalimin e tregjeve te bagëtive, si për t’i paraprirë infeksionit te Dermatozës Nodulare që është përhapur ne rajon, është mbyllur sot tregu i gjësë së gjallë. Në qarkun juglindor kanë nisur aksionet e para, të cilat do të ndalojnë tregtimin e bagëtive. Drejtoria e Bujqësisë, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit, këtë të diele janë drejtuar në tregun e bagëtive në fshatin Turan ku prej mëngjesit nuk kanë lejuar blektorët që të qëndrojnë atje. Nga ana tjetër, fermerët kryesisht ata te zonave te thella, janë njoftuar vetëm kur kane ardhur ne pazar. Sipas një grafiku të përcaktuar në varësi të ditëve që organizohen, tregjet grupi i punës do të ndalojë të gjitha tregjet në rajonin juglindor. Përhapja e këtij infeksioni tek bagëtitë, do të shkaktonte sëmundje deri në ngordhjen e tyre, ndërsa nuk rrezikon njerëzit.

Më shumë video

Reklamë