Prej ditësh në Berat ishte kthyer ankthi dhe frika si pasojë e disa rasteve pozitiv me koronavirus. Me shqetësues ishte fakti që personat pozitiv punonin në institucione si Ujesjellësi, Bashkia dhe Spitali, duke shtuar frikën për rritje te zinxhirit.

Mirëpo më në fund ka lajme të mira. Dhjetera analiza janë bërë në 24 orët e fundit për të kuptuar sidomos nëse zinxhiri I infektimeve kishte vijuar në spital apo jo, aty ku u gjet pozitiv një infermiere që punon në repartin e Kirurjise. Mirëpo analizat e bëra tek mjekët, infermirete dhe sanitarët kanë dal negative duke qetesuar jo pak stafin. Po kështu negative kanë dalë edhe të afërm të punonjës së bashkisë dhe familjes së saj e cila pothuajse e gjitha ka dal pozitiv me Covid-19.

Në total mësohet se në Berat janë bërë 90 teste ne orët e fundit dhe të gjithë janë negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *