Tetë ushtarët turq, të cilët u arratisën dhe kërkuan azil në Greqi, menjëherë pas tentativës për grusht shteti, pretendojnë se nëse kthehen mbrapsht, ata do të ekzekutohen. Këtë qëndrim ata e kanë mbajtur para gjykatës në seancën e radhës dëgjimore që po mbahet në shtetin grek. Ata i frikësohen torturave dhe mund të bien edhe pre e ekzekutimit, nëse Erdogan do të rikthejë dënimin me vdekje, – ka thënë përfaqësuesja e tyre ligjore në Greqi. Tetë ushtarët u arratisën me një helikopter ushtarak. Ata mbërritën në Greqi një ditë pas grushtit të shtetit, duke mohuar dhe përfshirjen në të. Ata u arrestuan në veri të Greqisë për hyrje në mënyrë të paligjshme dhe tashmë janë në një proces gjyqësor për azil politik në Greqi. Nga ana tjetër, Ankaraja zyrtare ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të tyre. Ajo i ka shpallur ata tradhtare. Ndërkohë, presidenti Erdogan ka paralajmëruar se do te votojë rikthimin e dënimit me vdekje, nëse Parlamenti e voton një ligj të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *