DESHTON EDHE TAKIMI OSBE RUSI

Java e diplomacisë që synon lehtësimin e tensioneve Rusi-Ukrainë duket se po dështon ndërsa frika për përshkallëzim të tensioneve vjen në rritje.

 

Në takimin e OSBE-së këtë të enjte, ministri i jashtëm i Polonisë paralajmëroi se Evropa është më afër luftës sesa ka qenë në 30 vitet e fundit.

 

Duke iu drejtuar diplomatëve nga 57 shtetet anëtare, Zbignieë Rau përmendi tensionet në Ukrainë, Gjeorgji, Armeni dhe Moldavi, të gjitha vendet me konflikte aktive ose të ngrira që përfshijnë Rusinë.

 

 

ZBIGNIEV RAU

MINISTER I JASHTEM, POLONI

 

“Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit. Për disa javë, ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore. Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në dhe rreth Ukrainës dhe bëjmë thirrje për respektim të plotë të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës brenda kufijve të saj, të njohur ndërkombëtarisht”.

 

Në përgjigje, i dërguari i Rusisë në OSBE tha se Moska do të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nëse është e nevojshme.

 

ALEXANDER LUKASHEVICH

I DERGUAR I RUSISE NE OSBE

 

“Nëse nuk dëgjojmë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve tona brenda një afati të arsyeshëm dhe sjellja agresive ndaj Rusisë vazhdon, ne do të duhet të marrim masat e nevojshme për të siguruar ekuilibrin strategjik dhe për të eliminuar kërcënimet e papranueshme për sigurinë tonë kombëtare”.

 

Rusia i ka përshkruar edhe bisedimet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n si të pasuksesshme, duke thënë se ka mosmarrëveshje të vazhdueshme për çështjet themelore. Kremlini ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, ndërkohë që mohon planet për pushtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *