E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Frenohet rritja e inflacionit; gjatë muajit shkurt në nivelin 7.1%

Inflacioni, treguesi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, vijon të jetë mbi mesataren historike.

 

Gjatë muajit shkurt, sipas institutit të statistikave, ritmet e rritjes u frenuan, ndërsa inflacioni arriti në 7.1%, nga 7.2 që ishte në muajin janar.

 

Reklamë

Peshën më të madhe e mban grupi i ushqimeve, i cili ka shënuar një rritje dyfish, krahasuar me grupet e tjera me 13.5%, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Brenda këtij grupi, produktet e bulmetit kanë shënuar shtrenjtimin më të ndjeshëm.

 

Rritje e çmimeve është shënuar edhe në pajisjet e shtëpisë, hotele, restorante, energji dhe transport.

 

Për të katërtin muaj me radhë, inflacioni po shënon tendenca rënëse, por serish ai konsiderohet i lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë