Subscribe

Demokracia është “nën sulme të vazhdueshme dhe po tkurret”. Ky është përfundimi i raportit për vitin 2018 I Freedom House. Presidenti i organizatës, Michael Abramowitz, thekson se “demokracia po përballet me krizën me serioze në dekada, dhe se parimet themelore të saj, përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, lirinë e shprehjes, janë nën rrethim në gjithë botën.

 

Nga vlerësimi i bërë në 195 vende të botës, 88 shtete janë radhitur si të lira, 58 prej tyre pjesërisht të lira dhe 49 jo të lira.

 

Për Shqipërinë, raporti thekson se vendi ynë nuk ka bërë asnjë ndryshim apo përparim krahasuar me një vit më parë. Nga 100 pikë, Shqipëria ka marrë vetëm 68.

 

Edhe Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, renditen si vende pjesërisht të lira. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, të cilat kanë arritur të sigurojnë një vend mes shteteve me të lira.

 

Raporti i Freedom House gjithashtu thekson se është konstatuar një rënie e ngadalshme e të drejtave politike e lirive civile në mbarë botën dhe veçanërisht në  SHBA. Rënia është përshpejtuar në vitin 2017, për shkak të provave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane ne vitin 2016.

 

Freedom House jep alarmin se “regjimet autokratike në Rusi dhe Kinë kanë përfituar nga tkurrja e demokracive kryesore dhe po veprojnë përtej kufijve të tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *