Subscribe

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, “Fredoom House”, ka publikuar raportin e saj te radhes per nivelin e demokracisë ne Europe dhe Azi, aty ku Shqipëria nuk ka shënuar progres nga viti i kaluar, ndërsa Kosova përmendet si shembull pozitiv per rajonin tone.

 

Këto vlerësime janë pjesë e projektit “Vendet në tranzicion”, një studim i “Freedom House” mbi demokracinë në 29 vende ish-komuniste nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore. Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ulet e përparimit demokratik, Shqipëria ka notën 4.14, njësoj si vitin e kaluar, duke u klasifikuar si “Qeveri tranzitore ose regjim hibrid”.

 

Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshinë disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.

 

Pare ne nje aspekt te përgjithshëm, studimi vë në pah se në vitin 2016, suksesi i populistëve në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara tronditi botën. Sipas “Freedom House”, rritja e populizmit përben nje kërcenim serioz per bashkimin europian, ndërsa Ballkani vazhdon te konsiderohet si një zone me rrezik te larte konflikti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *