Subscribe

Kryebashkiaku i Divjakes dhe shoferi I tij do të trajtohen në mënyrë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranës.

 

Ata u plagosen nga Orgest Xhelili, teksa futeshin në Bashkinë Divjakë paraditen e kësaj të premteje.

 

Shoferi Gazmir Bullari ka marrë disa goditje me thike ne bark, njëra prej të cilave e ka prekur në shpretke. 45-vjecari ndodhet në gjëndje kritike për jetën edhe pas operacionit që iu nënshtrua në spitalin e Lushnjës.

 

Ndërkohë kryebashkiaku Kokoneshi ka marrë goditje me thike në kurriz.

 

Fillimisht ai ishte jashtë rrezikut për jetën, mirëpo gjatë mesdites ka pasur një përkeqësim të shendetit dhe për ta pasur nën kontroll është menduar dërgimi I tij në spital në Tiranë.

Kryebashkiaku ka qënë me shumë fat, pasi sipas burimeve të vision Plus, njëra prej goditjeve me thike e ka prekur ngjitur me Aorten.

 

Xhelili, ish punonjës i bashkisë, i shkarkuar 1 vit më parë, sulmoi kryebashkiakun Kokoneshi në momentin që ai zbriti nga makina për tiu drejtuar zyrës së tij.

 

Ndërhyrja e shoferit të tij Gazmir Bullari I shpëtoi jetën m, mirëpo pëtr fat të keq ai është vetë tashmë në gjëndje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *