Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, sipas burimeve të gazetës greke ” I Kathimerini.”

Sipas artikullit në gazetës greke, zyrtarizimi i emrit të Belerit për kandidat për eurodepute pritet të bëhet sot pasdite.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet për kandidatët ishin caktuar. E vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet ndër të tjera në median greke.

Në fillim të marsit, GJKKO  dënoi me dy vite burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, për akuzën e blerjes së votave.

Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për blerje votash. Ai u vu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mbi të rëndon vepra penale e“Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal. Megjithatë, ai e ka konsideruar arrestimin e tij si politik, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat ndaj tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *