Subscribe

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur nëse do të shpallë zgjedhje të reja në Himarë.

 

Kreu i qeveri tha se duhet të presim gjyqin për Beleri e se mund të mos zhvillohen zgjedhje derisa gjykohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

 

Gazetari: Kryeministër a do të thërrisni zgjedhje të parakohshme për Himarën?

 

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Këtu, ndoshta, mund të siguroni një lajm. Nuk jam i sigurt nëse duhet.

 

Gazetari: Do isha i lumtur po të siguroja një lajm.

 

“Nuk jam i sigurt nëse duhet ta merrni, sepse ende nuk jam i sigurt se si do të shkojë. Po, para së gjithash, nuk jemi ne, nuk është qeveria që thërret zgjedhjet e reja në Shqipëri, është Presidenti ai që i thërret. Ndërkohë, mënyra sesi shkon procesi është kështu: sipas ligjit tonë, nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet për bërjen e betimit për çfarëdo arsye – nuk është e përcaktuar – pra, kur nuk paraqitet për t’u betuar brenda 90 ditëve, i takon qeverisë të veprojë duke shkarkuar personin dhe duke vendosur një kujdestar në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, të cilat shpallen nga Presidenti.

 

Iu kam kërkuar juristëve të mi të përgatisin një opinion dhe nuk e di cili do të jetë, por mendoj se ky rast është tejet specifik. Nuk ka një precedent për këtë, kur është hartuar ligji askujt nuk i ka shkuar ndërmend një situatë e tillë. Instikti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Sidoqoftë, ky nuk është opinion ligjor, është thjesht një mendim i imi për faktin se nuk kemi realisht asnjë precedent dhe pastaj, kjo do të hapte shteg për shumë interpretime. Më duhet të pres departamentin ligjor, por kjo mund të shkojë qoftë në një drejtim, qoftë në tjetrin. Kjo është edhe përgjigjja e duhur, mund të ndjekim njërin apo tjetrin drejtim, bazuar në argumentimin e departamentit tonë ligjor”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *