E enjte, 8 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Frederik X bëhet mbret i Danimarkës pasi nëna e tij hoqi dorë nga kurora, Begaj i dërgon mesazh urimi

Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, pasi nëna e tij, Mbretëresha Margrethe II, nënshkroi dorëheqjen edhe zyrtarisht pas plot 52 vjetëve në fron.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti Bajram Begaj i ka përcjellë një mesazh urimi mbretit të Danimakrës.

Reklamë

“Urimet e mia  të përzemërta për Mbretin e ri të Danimarkës, Frederic X ! “ – shkroi sot në platformën X, Begaj.

Nga dje, pas dorëheqjes nga froni i mbretëreshës Margrethe II,  Danimarka ka një Mbret të ri, Frederic X.

Reklamë

Margrethe, 83 vjeçe, tronditi kombin natën e Vitit të Ri kur njoftoi se u bë monarkja e parë daneze në 900 vjetët e fundit që me vetëdëshirë heq dorë nga kurora.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit danez të dielën për ta përshëndetur Frederikun dhe për t’i thënë lamtumirë Margrethes.

Frederik u bë edhe formalisht mbret pasi Margrethe e nënshkroi deklaratën e abdikimit gjatë një takimi me Këshillin e Shtetit në Parlamentin danez të dielën në mëngjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë