David Luiz ishte një nga goditjet e fundit të merkatos angleze për këtë verë, me Arsenalin që arriti të sigurojë firmën për mbrojtësin 32-vjeçar. Në ditët e fundit të merkatos u përfol se marrëdhëniet mes David Luiz dhe trajnerit të ri të Chelseat, Frank Lampard nuk ishin shumë të mira. Për këtë arsye, braziliani kishte kërkuar largimin e tij, madje duke mos u paraqitur në stërvitjen e fundit me Chelsean. Por është vetë Lampard që ka kërkuar të sqarojë gjithçka rreth kësaj lëvizjeje të David Luiz. Trajneri i Chelseat u shpreh se nuk ka dashur të tregojë forcën apo pushtetin e tij tek ‘blutë’ e Londrës duke larguar David Luiz, që në fakt njihej si një nga figurat me më shumë influencë e më popullore në dhomat e zhveshjes.

 

Lampard shtoi se braziliani kishte marrë një ofertë nga Arsenali dhe ai dha thjesht miratimin e tij që kjo lëvizje të ndodhë, pasi për të 32-vjeçari nuk është një lojtar i pazëvendësueshëm. Shumë tifozë të Chelseat janë shfaqur të pakënaqur prej faktit se David Luiz u largua tek një rival londinez si Arsenali, por Lampard kërkoi të qetësonte gjithçka duke thënë se në përballjen direkte do të kenë mundësinë të kuptojnë se cili gaboi me vendimin e tij. Në fund, trajneri i Chelseat u ndal sërish tek Christian Pulisic, fenomeni i ri i ‘bluve’ të Londrës që duket se ka bërë që të harrohet shumë shpejt figura e Eden Hazard. Lampard përsëriti se Pulisic ka potencialin për t’u bërë ndër më të mirët, ndonëse është ende i ri dhe ka nevojë për pak eksperiencë./ Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *