Frank Lampard është farë rikthimit tek shtëpia e tij, Chelsea.

Mediat britanikë raportojnë se Lampard, një legjende e bluve të Londrës si lojtar pritet të emerohët në krye të stolit pas largimit të Sarrit.

Ai do të firmosë një kontratë 3-vjecare pas gjetjes së gjuhës së përbashket mes palëve.

Frank Lampard drejtoi Derby County-n për një sezon, së fundmi duke e cuar deri në finale e play off kundër Aston Villës në garën për tu ngjitur në Premier League, ndonëse u mund 2 me 1.

Derby County do të marrë 4 milion stërlina nga prishja e kontratës pasi Lampard kishte kontrate deri në 2021 me këtë klub.

Lampard ishte pjesë e Chelsea si lojtar nga 2001 deri në vitin 2014 duke korrur shumë suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *