E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Francezët protestojnë kundër masave kufizuese, sulmohen qendrat e vaksinimit

Ndërsa mijëra protestues dolën në rrugë për të protestuar kundër masave të reja anti-COVID-19 në Francë, dy qendra vaksinimi u shkatërruan gjatë protestës.

 

Qendra e vaksinimit në Lans-en-Vercors u vu në shënjestër të protestuesve, madje duke i vënë dhe flakën. Po ashtu, të dielën në mëngjes, një qendër e përkohshme vaksinimi në Urrugne u përfshi nga flakët.

 

Reklamë

Kritikët akuzojnë administratën e presidentit Emmanuel Macron për abuzime të të drejtave të njeriut.

 

Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të COVID-19. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuajse të gjitha rastet e infektimeve në Francë.

 

Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë.

 

Macron njoftoi të hënën, se punonjësve të shëndetësisë dhe atyre që kujdesen për të moshuarit do t’u kërkohet të vaksinohen. Përndryshe ata kërcënohen me largim nga puna. Kontrollet të tilla do të aplikohen nga data 15 shtator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë