E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Francë, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme

Sulmi i fundit terrorist ne Nise ka detyruar autoritetet franceze te zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme ne vend. Pas nje debati dhoma e ulet e parlamentit votoi per zgjatjen e saj edhe me 6 muaj te tjerë. Edhe pas akuzave se qeveria nuk ka bere sa duhet per te shmangur masakrat, kryeministri Manuel Valls paralajmëroi se vendi duhet te jete i përgatitur per sulme te tjera dhe te mësohet te jetoje me kërcënime.

“A kemi bere gjithçka, a mund te përgjigjemi duke pare viktimat? Ata qe premtojnë se mund te ndreqin gjithçka me nje shkop magjik po gënjejnë francezet. Lufta kundër terrorizmit është nje beteje e gjate”.

Zgjatja e gjendjes se jashtëzakonshme duhet te miratohet edhe nga senati. Nga masakra ne Nice gjeten vdekjen 84 persona, ndërsa ne internet u publikuan selife qe autori kishte bere ne kamion, përpara se te godiste per vdekje turmat e njerëzve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë