Shirat e rrëmbyer në Francë kanë shkaktuar viktimat e para. Gjashtë persona humbën jetën pas përmbytjeve si rezultat i shirave qe me intensitetin me te larte qe nga viti 1891 në Aude, në jug të Francës dhe në kufi me Spanjën.

 

Pjesa me e prekur nga përmbytjet është ajo e luginës së lumit Aude.

 

Në të gjithë zonën vazhdon të bjerë shi, ndërkohë qe niveli i lumit ka arritur piken kulmore. Autoritetet franceze bëjnë të ditur se ka pasur njerëz të bllokuar në çatitë e shtëpive dhe janë evakuuar me helikopter.

 

Ndërkohë paralajmërohet rritja e mëtejshme e nivelit te ujit pasi meteorologët kane parashikuar qe reshjet nuk do te ndalen edhe ne ditët ne vijim. Shkollat në zonën Aude u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi ne pritje te evakuimit nëse do te jete e nevojshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *