Pesë ushtarë francezë kanë humbur jetën, pasi u goditën nga një ortek, ndërsa ishin duke zhvilluar seanca stërvitore në mal. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Valfrejus, shumë pranë kufirit italian, ndërsa 50 ushtarë franceze po kryenin ushtrime përtej zonave të sigurta. Në vendin e ngjarjes ndodhen helikopterë dhe disa qen, të cilët po bëjnë kërkime në zonë. Pjesa tjetër e ushtarëve janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja në Francë pason atë të një jave më parë, ku si pasojë e një orteku po në alpe, humbën jetën dy nxënës dhe një turist ukrainas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *