E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Francë, shtyp me makinë ushtarët

Një makinë ka goditur një grup ushtarësh në Paris, duke plagosur  6 prej tyre, në zonën veriperëndimore të Parisit. Dy prej te plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Policia franceze ka arrestuar një person të dyshuar, por sqaron se është ende herët të thuhet nëse i arrestuari është shoferi i mjetit tip BMV që goditi ushtaret dhe qe u largua nga vendi i ngjarjes.

 

Sipas mediave franceze, i arrestuari nuk i është bindur urdhrit per te ndaluar çka e ka detyruar policinë të hapë zjarr. Ende nuk bëhet e ditur nësë sulmi ishte i planifikuar ose jo, por sipas kryetarit të Bashkisë Patric Balkany, akti ka qënë i qëllimshëm.

 

Reklamë

Hetuesit nga ana tjetër nuk e kane përjashtuar mundësinë e nje sulmi terrorist pasi ngjarje te tilla kane ndodhur edhe me pare. Franca eshte në gjendja të jashtëzakonshme që nga nëntori i  vitit 2015 kur u godit nga sulmet terroriste qe shkaktuan disa viktima.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë