Francezët votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare pas balotazhit të dielës së kaluar, ku pjesë e garës së ngushtë është edhe partia e presidentit të ri Emmanuel Macron, “En marche”. Sondazhet kanë nxjerrë fituese të garës partinë e Macron, qe do të marrë të paktën 30% të votave, dhe do të pasohet nga Republikanët e krahut të djathtë me 20% dhe Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë me 17%.

 

Janë gjithsej 577 vende për Dhomën e Ulët të Parlamentit për të cilat garojnë rreth 7900 kandidatë. Sondazhet kanë nxjerrë se “La Republique en Marche” do të sigurojë shumicën, për t’i dhënë mundësinë Macronit për zbatuar reformat që ka premtuar.

 

Nga ana tjetër, partitë tradicionale po i nxisin votuesit të mbështesin rivalët e Macron, në mënyrë që të ndalin monopolizimin e pushtetit. Pjesëmarrja në zgjedhje ka pësuar rënie duke shënuar rreth 41 përqind nga 49 përqind që ishte në zgjedhjet e 2012-tës. Zgjedhjet janë mbajtur në masa të larta sigurie pas serisë se sulmeve terroriste që kanë goditur Francën, ndërsa janë angazhuar në patrullime 50 mijë police, njësoj si në raundin e parë të zgjedhjeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *