Francë, protesta masive kundër Macron

Qindra mijëra qytetarë francezë protestuan këtë të shtune në Paris kundër presidentit Emmanuel Macron. Tubimet vijnë në përvjetorin e parë të inaugurimit të tij si President.
Të paktën 2,000 efektivë policie u vunë në gatishmëri për të shmangur përsëritjen e dhunës si ajo e 1 majit, ku të paktën 200 protestues u arrestuan për shkak të dëmtimit të shumë bizneseve.
Organizatorët e marshimit, partia e majtë, e përkrahur nga sindikatat dhe protestues të shumtë, shprehen zemërimin e tyre kundër reformave të Macron për të drejtat e punëtorëve dhe rritjen e kompetencave të policisë.
Macron u zgjodh president i Francës rreth një vit më parë, duke mposhtur rivalen e tij të Frontit Nacional Marine Le Pen.




