E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Francë, merr flakë një cisternë me gaz

Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në periferi të qytetit Bordo të Francës, në një zonë industriale. Një kamion që mbante një ngarkesë me gaz të lëngshëm, ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer. Përhapja e flakëve ka shkaktuar një efekt zinxhir dhe është pasuar nga dy shpërthime të tjera te një cisterne. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia njofton se nuk ka patur asnjë të lënduar. Për shuarjen e këtyre flakëve janë angazhuar të paktën 85 zjarrfikës, dy prej të cilëve kanë marrë plagë të lehta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë