Francë, “jelekverdhët” vazhdojnë protestat
Në Francë, jelekverdhët kanë vijuar këtë fundjavë me protestat masive duke bllokuar rrugët e Parisit. Kanë kaluar 3 muaj nga nisja e tubimeve të jelekëve të verdhë,të cilat protestuan që nga 17 nëntori 2018 kundër rritjes së çmimit të karburantit.
Ndërkohë protesta më e fundit nga jelekverdhët vjen një ditë pasi autoritetet nisën hetimet për sulme anti-semite ndaj një profesori hebre një ditë më parë, gjë e cila nxiti reagime ndërkombëtare.
“Kthehuni në Tel Aviv! Franca është toka jonë”, dëgjohen të kenë thënë disa protestues.
Ndërkohë Presidenti Emmanuel Macron dënoi ashpër thirrjet raciste gjatë protestës antiqeveritare. Mediat shkruajnë se fyerja mund të ndikojë në përçarjen e protestës për shkak të rrjedhës që mori.
Ndërsa policia përdori gazin lotësjellës për të shprëndarë turmën e dhunshme në Paris. Protestat në Francë janë shoqëruar me akte dhune, deri në shkatërrimin e disa prej monumenteve më të famshme në Paris.




