E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Francë, hetimet për sulmin në kishë

Pas vrasjes barbare te nje prifti ne kishe nga dy mbështetës te shtetit islamik janë zbuluar te tjera detaje per ketë ngjarje. Njeri prej dy personave qe u ekzekutuan nga policia si autore te vrasjes dhe pengmarrës se dy murgeshave e dy besimtareve, ishte nen mbikëqyrje dhe mbante nje byzylyk elektronik.  Nje gjykatëse kishte vendosur qe ai mund te dilte nga shtëpia vetëm gjate mëngjeseve. 19 vjeçari i identifikuar si Adel Kermiche, ishte arrestuar dy here vitin e kaluar ndërsa perpiqej te shkonte ne Siri. Se bashku me nje tjeter person ai kreu sulmin ne kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray kur prifti mbante meshën. Ndërkohe, pas vrasjes barbare te priftit, liderët fetare ne France kane kërkuar me shume siguri ne objektet e kultit. Përfaqësues te besimeve te krishtere, musliman, hebre dhe budist u takuan me presidentin Hollande, ku deklaruan se edhe vende te tilla mund te jene pre e sulmeve terroriste. Ata theksuan se nuk do ta lene veten te përfshihen ne lojërat politike te shtetit islamik. Presidenti mbajti edhe nje takim te Këshillit te mbrojtjes dhe sigurisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë