110 turiste kane mbetur te bllokuar neper disa kabina teleferiku ne Malin e Bardhe ne Francë. Autoritetet informojnë se turistet kryesisht italiane, franceze e amerikane po qëndrojnë prej disa orësh ne kabina ne nje lartësi mbi 3 mije metra, për shkak te nje problemi ne teleferikun. Ne operacionin e shpëtimit janë angazhuar disa helikopterë qe kane mundur te evakuojnë deri ne 40 persona, por aktualisht autoritetet i kane ndërprere operacionet per shkak te rënies se natës dhe shikueshmërisë se dobët. Sipas te gjitha gjasave, edhe pse nuk raportohet se janë ne rrezik per jetën, turistet do ta kalojnë natën ne kabinat e teleferikut. Operacioni i evakuimit pritet te rinise ne orët e para te mëngjesit te ditës se nesërme. 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *