Subscribe

Një ditëlindje në një bar në Rouen te Francës është kthyer në një tragjedi. Një zjarr ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe gjashtë të lënduar, një prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Të gjithë viktimat dhe të plagosurit janë mes moshës 18 dhe 25 vjeç. Hetuesit thanë se zjarri, i cili u pasua nga një shpërthim i pajisjeve të gazit ka ndodhur për shkaqe aksidentale, por pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë. Ai konfirmoi se shpërthimi ndodhi në bodrumin e barit. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë autoambulancat dhe zjarrfikëset që u dhanë ndihmën e parë të lënduarve. Pas kësaj, policia nisi hetimin dhe mori në pyetje të paktën 11 prej dëshmitarëve në këtë ngjarje të rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *