E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca stop përdorimit të telefonave në shkolla

Vendimi më i fundit i parlamentit Francez ndalon përdorimin e telefonave celularë nëpër shkolla.

 

Sipas ligjit të miratuar sot, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil në shkolla.

 

Reklamë

Nxënësit francezë deri më tash nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat.

 

Ligji i ri i miratuar ndalon që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë