E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Franca propozon organizim të ri për vendet e Ballkanit

Franca i qëndron më këmbëngulje idesë për reformimin e unionit, ndërsa propozimi i radhës është ai i krijimit të një organizmi evropian, anëtarë të së cilës mund të jenë edhe vende jo anëtare të BE-së, si shtete të Ballkanit Perëndimor, Ukraina ose Britania e Madhe.

Gjatë takimit zyrtar në Berlin, presidenti i rizgjedhur Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc, theksuan se i duhet dërguar një sinjal vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i lidhur ato më ngushtë me Bashkimin Evropian.

 

EMMANUEL MACRON

Reklamë

PRESIDENT I FRANCES

“Bashkimit Evropian i duhen procedura të përshpejtuara për t’u dhënë vendeve si Ukraina, statusin kandidat, por edhe shteteve në Ballkanin Perëndimor që nuk i përmbushin ende standardet ekonomike apo kushtetuese të BE-së, por kanë ambicie për tu bashkuar. Për këtë do të duheshin formate të caktuara politike. Nga ana tjetër, ka edhe vende si Britania e Madhe, të cilët thjesht nuk duan të jenë anëtarë të BE-së.”

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz e mbështeti propozimin, por theksoi se nuk duhet hequr dorë nga procesi i zgjerimit.

 

OLAF SCHOLZ

KANCELAR I GJERMANISE

“Bllokadat aktuale duhet të kapërcehen për hir të përgjegjësisë ndaj Evropës dhe arsyes gjeostrategjike. Ka vende si Maqedonia e Veriut, që kanë marrë vendime shumë kurajoze, dhe që duhen shpërblyer,  Kjo kurajë nuk duhet të zhgënjehet.”

 

Scholz dhe Macron paralajmëruan se do të organizojnë një samit të përbashkët franko-gjerman me vendet e Ballkanit Perëndimor në muajin qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë