E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca po shqyrton rritjen e taksave për të pasurit

Ministrja e Llogarive Publike të Francës, Amelie de Monchalen, tha se ekziston mundësia për të taksuar shtesë pasurinë e njerëzve më të pasur.

De Monchalen e bëri të ditur këtë mundësi në një bisedë me përfaqësues të socialistëve, komunistëve dhe ambientalistëve. Ajo dhe Ministri i Ekonomisë Eric Lombar zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të shumtë të forcave politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për projektin e buxhetit 2025.

Lombar ka thënë tashmë se është e mundur të gjenden mekanizma që personat me të ardhura të larta të bëjnë atë që munden kur bëhet fjalë për taksat.

Qeveria franceze po përpiqet të arrijë kursime prej rreth 60 miliardë eurosh për buxhetin e këtij viti, kryesisht përmes uljes së shpenzimeve publike.

Reklamë

Kryeministri François Bayrou, kujton L’Opinion, nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së rritjes paralele të taksave, veçanërisht për qytetarët më të pasur.

Në Francë, tashmë ka një taksë për pasurinë e madhe, është një taksë që lidhet me pronën dhe në vitin 2018 zëvendësoi të ashtuquajturën taksë solidariteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë