E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Franca për rekord, jep 100 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Franca ka vendosur t’i ofrojë Shqipërisë plot 100 milionë euro për procesin e rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi pasoja tragjike. Ndërkohë, 60 milionë euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë.

 

Reklamë

Lajmi është bërë i ditur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

 

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i Jashtëm i Francës.

Shuma financiare qe dha Franca ishte befasia me e madhe ne konferencen e donatoreve pasi ky vend rezulton kontribuesi me i madh ne raport me vendet e tjera anetare te BE-se.

Italia vjen e dyta me 65 milion euro ndihme.

Polonia deklaroi se do te jape 2.7 milion euro ndersa Danimarka 2 milione euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë