“Franca nuk ka vënë kurrsesi veto ndaj Shqiperisë dhe popullit shqiptar”.

 

Kjo ka qënë deklarata e dhënë nga ambasadori francez në Greqi Patrick Mezonav për gazeten e madhe greke “Kathimerini”.

 

Kryediplomati francez në Athinë, raporton Vizion plus, shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhen ende të përfundojnë disa reforma me rëndësi. Mezonav thotë se Franca kurrsesi nuk e vë në diskutim perspektiven e tyre historike.

 

Nuk ka veto franceze. Dhe nuk ka asnjë thikë pas shpinës së popullit shqiptar. Ne besojmë se procesi i reformave kurajoze në këto vende nuk ka mbaruar. Ekzistojnë një numër i gjërave që duhet të bëhen për t’i bërë të besueshme kandidaturat e këtyre dy vendeve. Askush nuk vë në dyshim domosdoshmërinë politike që këto vende të hyjnë në BE. Askush nuk vë dyshim perspektivën e tyre historike. Nuk ka kthim nga pala franceze. Por ne kemi një BE tani. e cila nuk funksionon shumë mirë. Kemi një debat për një buxhet evropian, i cili, në rastin e zgjerimit, do të përfshijë shpenzime të reja. Konsensusi është i nevojshëm për buxhetin evropian dhe më pas duhet të shikojmë sjelljen e disa shteteve të Ballkanit.

 

 

Ambasadori i Francës në Greqi, sic ben te ditur Vizion Plus, risjell në vëmendje faktin se Shqipëria është një vend i sigurtë dhe kjo do të thotë se askush që vjen nga ky vend nuk mund të marrë azil në Francë.

 

Madje Mezonav shton se kërkesat e larta për azil janë një nga arsyet pse Franca kërkoi kohë për ti dhënë “PO” për hapjen e negociatave.

 

Sot vendi I parë në aplikimet për azil në Francë janë shqiptarët, gjë që na tregon se procedurat e azilit mund të çojnë në mashtrime. Shqipëria është një vend që konsiderohet i sigurt. Pra, për Francën ka çështje kombëtare, por ka edhe çështje të një natyre evropiane. Ne mendojmë se procesi i zgjerimit është bërë politikisht më i komplikuar dhe duhet të marrim parasysh realitetet politike në BE.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *