Zjarret shpërthyen sërish në të gjithë Francën dhe rreth 1000 njerëz u arrestuan, ndërsa demonstratat e dhunshme për vrasjen e një 17 të qëlluar nga policia hynë në natën e katërt.

 

Protestat vazhduan duke shkaktuar trazira në disa qytete deri në orët e para të së shtunës në kundërshtim me një vendim për ndalimin e aktiviteteve masive që autoritetet franceze kishin dhënë një ditë më parë.

 

Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se për shkak të protestave u raportuan 2,560 zjarre në rrugë, 1,350 makina të djegura, dhe 234 incidente të tjera në ambjente e ndërtesa publike.

 

79 forca policie mbetën të lënduar nga përplasjet me protestuesit ndërsa pati gjithashtu 58 sulme ndaj stacioneve policore.

 

Fishekzjarret dhe bombat Molotov të krijuara në mënyrë artizanale u lëshuan masivsht nga protestuesit rebelë.

 

Dhuna e vazhdueshme nuk u parandalua pavarësisht se policia franceze nxorri në terren 45,000 oficerë, njësi speciale, automjete të blinduara dhe helikopterë në të gjithë vendin të premten.

 

Në natën e katërt të tubimeve kryqytetyi francez u raportua më i qetë ndërsa incidentet më të mëdha u shënuan në Marsejë dhe Lion.

 

Një ditë më parë, 917 persona ishin arrestuar, mes tyre fëmijë deri në 13 vjeç, ndërsa presidenti francez kërkoi që vrasja e 17 vjeçrit nga policia, të mos përdoret për të justifikuar aktet e dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *