E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca në pritje të kryeministrit të ri, Macron mbyll takimin me liderët politikë!

Pas dy orësh diskutimesh, Presidenti francez Emmanuel Macron përfundoi takimin me krerët e partive politike, mes tensioneve dhe pritshmërive për emërimin e kryeministrit të ri.

Sipas Laurent Panifous, kreu i grupit centrist LIOT, “qeveria nuk do të shpërndahet”, ndërsa emërimi i kryeministrit të ri pritet të ndodhë brenda orëve në vijim.

Reklamë

Nga ana tjetër, Marin Tondelier, udhëheqësja e partisë së ekologjistëve, u shpreh e zhgënjyer pas takimit në Pallatin Élysée. Ajo konfirmoi se kryeministri i ri nuk do të jetë nga e majta, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi në kampin e saj politik.

“U larguam pa marrë asnjë përgjigje, përveç faktit që kryeministri i ri nuk do të jetë nga radhët tona”, deklaroi ajo për mediat.

Reklamë

Pensionet, vetëm një “shtyrje” nga Macron

Në lidhje me reformën e diskutueshme të pensioneve, Macron përmendi vetëm shtyrje të rritjes së moshës së daljes në pension, pa dhënë detaje konkrete.

“E gjithë kjo do të përfundojë keq,” paralajmëroi Tondelier, duke kritikuar ashpër drejtimin e qeverisë.

Franca ndodhet në një moment të tensionuar politik, ku pritet me interes emri i ri që do të marrë drejtimin e qeverisë, mes presionit nga opozita dhe pasigurisë në opinionin publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë