Sindikatat dhe qindra mijëra njerëz të tjerë kanë vendosur të vijojnë me protesta dhe greva mbarëkombëtare në Francë, pasi qeveria e presidentit Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve.

 

Megjithë demonstratat e ditëve të fundit, aksioni i kësaj të enjte pritet të jetë i koordinuar duke çuar në paralizim të transportit publik. Vetëm në Paris do të bllokohet totalisht, ndërsa 50% e trenave me shpejtësi të lartë në të gjithë vendin do të anulohen.

 

Trafiku ajror pritet të ndikohet gjithashtu me 30% të fluturimeve ndërsa do të bllokohen edhe disa nga rafineritë më të mëdha të naftës.

 

Rreth 12,000 forca policie janë vendosur në gatishmëri në të gjithë vendin, 5000 prej të cilëve vetëm në kryeqytet si parapritë e demonstratave të dhunshme.

 

Macron ngjalli zemërim te sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre, duke e çuar moshën e daljes në pension në 64 vjeç.

 

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por revolta shpërtheu kur qeveria e kaloi projektligjin në Parlament pa votim.

 

Në shtatë netët e fundit në Paris dhe qytete të tjera protestuesit kanë mbushur rrugët, duke shkaktuar trazira e përleshje me policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *