Franca është cerekfinalistja e parë e Kupës së Botës. Gjelat munden 4 me 3 Argjentinën në një ndeshje spektakolare.

 

Kilian Mbappe ishte njeriu i ndeshjes me dy gola dhe nje penallti të fituar që në fillim që u kthye në gol nga Griezman.

 

Avantazhi fillestar i francezeve u përmbys nga golat e Di Marias dhe Merkados në starti e së dytës. Por Franca ishte fantastike dhe ia doli të shënojë tre gola. Fillimisht një gol i shkelqyer i Pavard, pastaj Mbape dy here gjunjëzuan Argjentinën, e cila u zgjua shumë vonë në minutën e 93 me Agueron, por pa mundur dot të shmangë eleminimin edhe për një rast tjeter e patën në sekondat e fundit.

 

Messi nuk mundi dot të drejtojë vendin e tij drejt një suksesi të madh ndërsa Franca do të luajë në cerekfinale me fituesen e ciftit uruguai-portugali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *