Franca për fat të keq është kthyer tashmë në vendin me situatën më shqetësuese në Europë.

Këtë të hënë 833 kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

Në total tashmë numri I të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 8911.

Por ajo që e bën situatën edhe më të rëndë në Francë është numri I lartë I të infektuarve të rinj, 5171 persona vetëm këtë të hënë.

Në total tashmë kemi 98 mijë të prekur.

Në Belgjike kemi pasur këtë të hënë gjithashtu një shifër shumë të lartë viktimash, 185 ndërsa Holanda 101 të vdekur.

Edhe Suedia po njeh rritje të madhe, me 76 të vdekur në 24 orët e fundit ndërsa Zvicra ka pasur 50 të vdekur këtë të hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *