Franca do të kufizojë udhëtimet jo thelbësore drejt dhe nga Britania duke nisur nga dita e shtune në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit.

 

Lajmi u konfirmua nga qeveria franceze, duke shpjeguar se të gjithë ata që vijnë nga Britania e Madhe do të duhet të bëjnë një test negativ për virusin te 24 oreve te fundit dhe të përsërisin testin në mbërritje, si dhe të izolohen për të paktën 48 orë në pritje te rezultatin. 

 

Nderkohe ne Itali eshte dita e parë e hyrjes në fuqi të kufizimeve të reja për hyrjen ne kete shtet nga vendet e tjera të BE-së.

 

Nga sot dhe deri më 31 janar 2022, udhëtarëve n aeroportet dhe pikat e tjera kufitare te Italise u kërkohet të paraqesin, përveç “Green pass”, një certifikatë negativiteti ndaj Covid të kryer në vendin e nisjes me një test molekular brenda 48 orëve para hyrjes ose test te shpejtë nëse bëhet përpara kalimit të kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *