Subscribe

Tashme qe terroristi Salah Abdeslam është ne duart e policisë belge pas katër muajsh arrati, autoritetet franceze kërkojnë ekstradimin e tij ne France. 26-vjeçari, një nga organizatoret e sulmeve te Parisit u arrestua gjate operacionit te forcave speciale ne nje ndërtese ne lagjen Molenbeek ne Bruksel, pasi u plagos ne këmbe. Se bashku me te ne pranga përfundoi edhe nje tjetër bashkëpunëtor i tij, Monir Ahmed Alaaj, qe rezultonte ne listën e te kërkuarve. Policia mësohet gjithashtu se ka ndaluar tre pjesëtarë te një familjeje qe strehuan Abdeslam. Salah doli nga spitali ketë te shtune dhe presidenti francez Hollonde ka apeluar qe ekstradimi i tij te kryhet sa me shpejt. Ndonëse e cilësoi arrestimin një fitore, Hollonde pranoi se lufta me terrorizmin nuk ka përfunduar. Zyrtare te sigurisë franceze e belge do te vazhdojnë takimet per vlerësimin e situatës se sigurisë ne te dy vendet. Tashme qe 9 prej atentatorëve te sulmeve te 13 nëntorit ne Paris kane mbetur te vrare dhe Abdeslam gjendet ne pranga, ne kërkim mbetet vetëm Mohamed Abrini.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *