E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca kapërcen Spanjën për numrin e viktimave nga koronavirusi

Pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Italisë, Franca është shteti i katërt në renditjen e vendeve me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19, duke kapërcyer në shifra Spanjën.

Të martën, autoritetet në Francë raportuan 248 vdekje. Për pasojë, në total regjistrohen 26,991  viktima, prej të cilëve 17,003 kanë humbur jetën në spitale dhe 9,988 në shtëpi kujdesi.

Sa i përket numrit të të infektuave, Franca shënon gjithsej 178,225 të prekur me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë