Pol Pogba ju përgjigj ne mënyrën me te mire kritikeve per një fillim sezoni ne ritëm, teksa i dha fitoren Francës ne përballjen me te rëndësishme te javës se trete te eliminatoreve te botërorit. Ne Amsterdam, skuadra e Deshomps mundi vendasit e Holandës 1-0 me gol te futbollistit te Manchester United ne minutën e 30, duke mbajtur vendin e pare ne Grupin A me 7 pike, po aq sa Suedia. Nga ana e tyre skandinavet shpartalluan Bullgarinë 3-0. Golat per te zotet e shtëpisë mbajtën firmat e Toivonen, Hiljemark dhe Lindelof. Belgjika dhe Greqia mbajtën te njëjtin ritëm ne Grupin H me pike te plota 9, pas fitoreve ne fushat kundërshtare te Gjibraltarit dhe Estonise. Kris Benteke u fut ne histori teksa shënoi golin me te shpejte ne kualifikueset dhe fazës finale te nje botërori kur pas vetëm 7 sekondash kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Me pas, ish-sulmuesi i Liverpulit do te shënonte edhe dy gola te tjerë, ndërsa lane shenje ne kete ndeshje per te ashtuquajturit “djajtë e kuq” te Belgjikës edhe Vitsel, Mertens dhe Eden Hazard. Ndërkohe, Greqia fitoi ne estoni 2-0 me gola te Torosidhis dhe Stafilidhis. Zvicra mbajti vendin e pare ne Grupin B, teksa arriti fitoren e trete radhazi kete here ne Andorra me rezultatin 2-1. Per miqtë shënuan Sharr nga pika e bardhe e penalltisë dhe Admir Mehmedi ne minutën e 77. Prapa krahëve te zviceraneve, Portugalia qe shpartalloi ishujt Faroe ne Torshawn 6-0. Pjesa e pare e gjitha për Andre Silva autor i tre golave. Ne minutën e 65 radha i erdhi Kristiano Ronaldos te shenonte edhe ai ne kete mbrëmje. Per Ronaldon goli i 5 ne këto kualifikuese dhe i 40-ti gjate vitit 2016. Ne fund kishte vend edhe per Mutinjon dhe Cancelon, te cilët ne tre minutat e shtesës shënuan edhe dy gola te tjerë ne rezultatin përfundimtar 6-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *