Franca është blinduar ne prag te nisjes se Kampionatit Europian te Futbollit. Me shume se 90 mije police, ushtare dhe roja private do te sigurojnë mbarëvajtjen e këtij evenimenti te rëndësishëm sportiv, ku miliona tifozë vërshojnë ne qytetet ku do te zhvillohen ndeshjet. Ata do te patrullojnë ne stadium dhe zonat ku qëndrojnë fansat. Pas sulmeve terroriste te nëntorit te kaluar, gjendja e jashtëzakonshme u shty dhe vendi është ne alarm pas kërcënimeve te Shtetit Islamik per sulme te tjera te mundshme. Ndërkaq, presidenti Hollande paralajmëroi sindikatat te mos pengojnë nisjen e kampionatit me greva e protesta.

François Hollande: Secili ka detyre te siguroje se ky kompeticion duhet te zhvillohet pa incidente. U apeloj te jeni te përgjegjshëm, pasi nese shteti duhet te beje detyrën dhe do ta beje, duke marre masat e nevojshme. Ata qe perfshihen ne aksione te ndryshme gjithashtu duhet te marrin përgjegjësi, qe kjo ngjarje e madhe te jete nje festival popullor.

Franca eshte përfshire prej disa javësh nga protestat kunder reformës ne ligjin e punës, dhe nje greve e drejtueseve te trenave mund te preke ndeshjen e pare te kësaj te premteje. Ata kërcënojnë te pezullojnë nje linje qe te çon ne stadiumin “Stade de France” ne dalje te Parisit, ku do te zhvillohet ndeshja hapëse France- Rumani. Tifozet qe kane mbërritur ne Paris dhe qytete te tjera u përballen me mbeturina te shumta, pasi sindikatat tregtare kishin bllokuar punën ne vendet ku behet djegia e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *