E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca e Belgjika blindojnë kufijtë për terrorizmin

Franca ka blinduar kufirin pasi mobilizoi 5 mijë forca policie me arrestimin e terroristëve të tjerë, të cilët janë frikësuar nga ndalimi i kryeterroristit të sulmeve te Parisit, Salah Abdeslam në Bruksel. Urdhri është dhënë nga Ministri i Brendshëm Bernard Kaznëv, pas informacioneve të marra nga Interpoli që ka kërkuar forcim të kufijve për këtë shkak. Sipas autoriteteve belge, militantët e tjerë të fshehur në Belgjike e France, janë të trembur nga bashkëpunimin që Abdeslam po bën me policinë. Ndërkohë, terroristi 26-vjeçar, i cili është ndjekur për katër muaj që nga sulmet e Parisit ku u vranë 130 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, kërkon një betejë ligjore për të kundërshtuar ekstradimin e tij në France. Sipas zyrtarëve, një proces i tillë mund të zgjasë tre muaj. Kërkesa për ekstradim u njoftua publikisht nga president Holond, pak pas arrestimit të tij. Abdeslam është arrestuar të premten pas shkëmbimit të zjarrit me specialet, të cilët e plagosen ne këmbë para se ta ndalonin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë