Zelanda e Re dhe Franca do të nisin përpjekejet për të ndaluar organizimin dhe promovimin e terrorizmit në mediat sociale.

 

Përpjekejet kanë ardhur pas sulmit të ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re ku një persona vrau më shumë se 50 veta ndërkohë që transmetonte masakrën live në Facebook.

 

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern njoftoi se do të bashkë-kryesojë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron më 15 maj për këtë çështje.

 

Në një intervistë të dhënë për Radion Zelanda e Re, kryeministrja Arden theksoi se qëllimi I nismës është që të gjitha vendet si dhe kompanitë teknologjike të zotohen për të eleminuar të gjithë përmbajtjen me qëllime terrorizmi në internet.

 

Ajo bëri me dije se krahas homologëve të saj ka komunikuar për këtë çështje edhe me bosin e “Facebook” Mark Zuckerberg.

 

“Sulmet terroriste të 15 marsit panë që mediat sociale përdoreshin në një mënyrë të pashembullt si një mjet për të promovuar një akt terrorizmi dhe urrejtje. Është e rëndësishme që platformat teknologjike si Facebook të mos shtrembërohen si një mjet për terrorizmin dhe të bëhen pjesë e një zgjidhjeje globale për të luftuar ekstremizmin”, deklaroi kryeministrja Areden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *