E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca bllokon kamionët/ Alarm në Britani për furnizimin e marketeve para Vitit të Ri

Bllokada 48 orëshe që ka vendosur Franca në kufirin me Britaninë e Madhe vijon të jetë kaotike duke lënë në pritje qindra kamionë me mallra në portin Dover.

Situata e krijuar për udhëtarët, prodhuesit dhe kompanitë e mallrave ka shtuar frikën e ndërprerjeve të furnizimeve pak ditë përpara Krishtlindjes.

Reklamë

Megjithatë kryeministri britanik, Boris Johnson ka siguruar se zinxhirët e furnizimit janë mjaft  të fortë ndërsa akuzoi presidentin Macron se vendimi lidhet me përfundimin e BREXIT më 31 dhjetor. Nga ana tjetër, shoferët francezë të bllokuar kritikojnë kreun e shtetit  se i ka braktisur në një vend të huaj.

Franca dhe fqinjët e saj të BE kanë premtuar  një plan të koordinuar por deri më tani nuk ka ende një vendim. Për më tepër, kompanitë po nxitojnë të zhvendosin produktet përpara se Britania të dalë nga strukturat tregtare të BE-së më 1 janar.

Laburistët thonë se qeveria ka kapacitet për 300,000 teste shtesë çdo ditë për të ndihmuar në trajtimin e kaosit në port derisa të arrihet një marrëveshje me shtetin fqinj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë