E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Franca, Anglia dhe SHBA pa “frena” numër i frikshëm viktimash

COVID-19 është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në mjafte të Europës por edhe më gjërë duke shkaktuar gjithashtu edhe numër të lartë viktimash.

Franca po regjistron rekorde nga dita në ditë për fat të keq tek viktimat.

Këtë të martë kanë gjetur vdekjen 499 vetë duke e cuar shifren totale ne 3522, me tepër sesa Kina. 7600 raste të reja janë shënuar në këtë vende e tani totali I të infektuarve ka shkuar në 52 mijë.

Ndërkohë në Angli ka pasur 381 viktima në vetëm 24 orë, edhe ky një rekord absolut deri tani në këtë vend, ku numri gjithsej I viktimave ka shkuar në 1789. 25 mijë raste janë në total në këtë shtet.

Reklamë

Ne Gjermani vazhdojmë të ketë numër të ulët viktimash, vetëm 37 këtë të martë dhe kjo është shumë positive ndonëse rastet e të infektuarve kanë shkuar në 70 mijë.

Edhe bilanci i SHBA është I rëndë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 514 persona dhe totali tani është 3655.

SHBA mban vendin e parë për të infektuarit me 182 mijë raste..

Në total në gjithë botën kemi 849 mijë raste 41 mijë e 600 të vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë